Siguria është e para!
Këshilla për përpunimin e sigurt të produkteve fischer
Siguria është e para!

Siguria është e para!

Vlerat e mbajtjes (peshat) dhe fushat e përdorimit të dhëna mbi paketim janë vetëm vlera orientuese. Ato mund të ndikohen negativisht në varësi të shkallës së montimit të saktë profesional, cilësisë së materialit të ndërtimit në të cilin do të kryhet montimi, përpunimit dhe kushteve të mjedisit, gjë që mund të shkaktojë lëndime të personave dhe dëme materiale. Në rast dyshimi, lëreni montimin të kryhet nga një person i specializuar.


Madhësia e vidës dhe peshat

Vlerat e mbajtjes (peshat) janë përcaktuar nga fischer në kushte optimale, si përgatitja dhe pastrimi i vrimës, montimi i saktë dhe vidosja më e mirë e mundshme në materiale ndërtimi të paprekura dhe të afta mbajtëse, si dhe në kushte normale mjedisi. 

Për të dhëna të tjera specifike për produktet ju referojmë te miratimet dhe tabelat e detajuara të peshave me shënimet shpjeguese për produktet përkatëse në katalogun tonë.

Nëse upat lëvrohen me vida, atëherë vlerat mbajtëse (peshat) vlejnë për kombinimin e lëvruar të upave dhe vidave.
Nëse upat lëvrohen pa vida, atëherë peshat vlejnë në kombinim me vida druri DIN571 me diametrin maksimal të dhënë. Vidat me diametër më të vogël nënkuptojnë pesha më të vogla.





Materialet dhe peshat

Materiali në të cilin montohet elementi është vendimtar për peshën që mund të mbajnë upat. Simbolet e materialeve tregojnë se për cilat grupe materialesh mund të përdoret upa. Peshat përkatëse janë peshat maksimale të këshilluara në materialin përkatës.
Nëse tregohen disa materiale të kombinuara, atëherë tregohet pesha për materialin më të dobët.



Beton i plasaritur

Beton i paplasaritur

Tullë e plotë

Tullë me vrima

Tullë silikat

Tullë silikat me vrima

Pllaka gips-kartoni

Pllaka gipsi me fibra

Pllaka druri

Dru

Material izolues

Pikat e fiksimit dhe peshat


Pesha në tërheqje

Pesha e dhënë mbi paketim vlen vetëm për një pikë montimi (upë individuale) dhe paraqet vlerën më të vogël nga pesha në tërheqje dhe pesha tërthore.
 
Shembull:
Pesha në tërheqje 15 kg (150 N)
Pesha tërthore 25 kg (250 N)
–––––––––––––––––––––––––––
Të dhënat e peshës mbi paketim 15 kg (150 N)


Pesha në tërheqje

Pesha tërthore

Nëse në rastin e aplikimit bëhet fjalë për grupe upash (grupe me 2, 4 upa etj.), aftësia mbajtëse e produkteve duhet të trajtohet ndryshe. Në raste dyshimi ju këshillojmë të konsultoheni me një specialist (shihni më poshtë mundësitë e mbështetjes).


Pesha tërthore

Fiksimi me shtresa boshe

Fiksimet me shtresa boshe duhet të shmangen, përkatësisht në to duhet vepruar me kujdes të veçantë. Në rast dyshimi ju këshillojmë të konsultoheni me një specialist (shihni më poshtë mundësitë e mbështetjes).

Mënyrat e ngarkimit

Produktet fischer pa miratim janë parashikuar për ngarkesa statike në qetësi.

Shënim për temperaturën:
në bazament të thatë për temperatura deri në + 24°C (përkatësisht për kohë të shkurtër deri në +40°C)

Fiksimi i ngarkesave dinamike

Ngarkesat lëvizëse janë një sfidë e veçantë për produktet e fiksimit. Përpara se të fiksoni një ngarkesë lëvizëse me një nga produktet tona (p.sh. lëkundëse/hamak/…),  ju lutemi kontaktoni teknikët tanë të aplikimeve.
 

Informacione të tjera

Kodi QR
Akses te të gjitha informacionet e produkteve të disponueshme online merrni përmes kodit QR përkatës mbi paketim.
Shitësi
Shitësi i specializuar, nga i cili keni blerë produktin tuaj fischer, është me kënaqësi në dispozicionin tuaj me këshilla dhe ndihmë.
Linja teknike e ndihmës
Në rast se keni pyetje ose probleme, mund të kontaktoni në çdo moment linjën teknike të ndihmës të teknikëve të aplikimeve të fischer.
FiXperience
FiXperience, softuerin falas të dimensionimit për profesionistë, si dhe dokumente si miratime, katalogë, broshura dhe shumë informacione të tjera të dobishme mund t'i shkarkoni në sektorin tonë të servisit.
Aplikacionet
Aplikacionet fischer Professional dhe fischer Dübelfinder (gjetësi i upave) për ustallarët janë në dispozicionin tuaj falas në App Store dhe Google Play.
Mediat sociale
Në kanalet e ndryshme të mediave sociale të fischer gjeni informacione gjithëpërfshirëse mbi upat si dhe një numër të madh këshillash dhe trukesh për t'i parë dhe dëgjuar.
cd-green-6548874db8-z2wg6